Besart Berisha vazhdon me formë të lartë, gol dhe asistim në ndeshjen e fundit (Video)

  • 19 January 2018 - 14:14
Besart Berisha vazhdon me formë të lartë, gol dhe asistim në ndeshjen e fundit (Video)

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha ka vazhduar me formë të lartë në kampionatin australian.

Besart Berisha po përjeton formë të mirë këtë sezon me skuadrën e tij, Melbourne Victory.

Pasi filloi vitin 2018 me gol ndaj Central Coast Mariners, sulmuesi i Kosovës ka shënuar edhe ndaj WS Wanders.

Sulmuesi prishtinas ka shënuar gol dhe ka asistuar në fitoren e thellë 3-0 në udhëtim të skuadrës së tij.

Festa tek goli i parë ku Berisha asistoi

Berisha fillimisht asistoi tek goli i parë i shënuar në minutën e 36-të nga Kosta Barbarouses, ndërsa goli i tij erdhi tek rezultati 2-0, ku prishtinasi shënoi në minutën e 68-të.

Ndryshe, ky ishte goli i shtatë dhe asistimi i dytë në këtë sezon për sulmuesin prishtinas.

Pas kësaj fitore, skuadra e tij, Melbourne Victory renditet në pozitën e tretë me 26 pikë të mbledhura nga 17 ndeshje. 

(Kosova Sot)