Distria Krasniqi e siguron medaljen e argjendtë, e synon të artën në Tunizi

  • 19 January 2018 - 15:37
Distria Krasniqi e siguron medaljen e argjendtë, e synon të artën në Tunizi

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka siguruar medaljen e argjendtë dhe do ta kërkojë të artën pas fitores në gjysmëfinale në Tunis Grand Prix.

Krasniqi e mposhti Anja Stangarin nga Sllovenia në gjysmëfinale në kategorinë deri 52 kilogramë.

Edhe Nora gjakova e ka siguruar të argjendtën dhe më vonë do të luftojë për të artën në turneun e parë për këtë vit në xhudo.

Krasniqi në finale do të përballet me xhudisten nga Brazili, Jessica Pereira.

(Kosova Sot)