Distria Krasniqi vetëm e Argjendtë

  • 19 January 2018 - 17:42
Distria Krasniqi vetëm e Argjendtë

Distria Krasniqi nuk ka arritur të rrëmbejë medaljen e artë në “Grand Prix Tunis 2018”, duke përfunduar turneun me atë të Argjendtë.

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka fituar vetëm medalje e Argjendtë pasi humbi në finale të “Grand Prix Tunis 2018”.

Ajo u mposhtë  në finale nga xhudisteja nga Brazili, Jessica Pereira.

Shqiptarja tashmë e kishte siguruar të Argjendtën, duke e mposhtur në gjysmëfinale Anja Stangarin nga Sllovenia në kategorinë deri 52 kilogramë.

Por ajo synonte të Artën, që ia mohoi braziliania, Jessica Pereira.

 

(Kosova Sot)