Nora Gjakova e Artë në Tunizi

  • 19 January 2018 - 18:22
Nora Gjakova e Artë në Tunizi

Nora e ka fituar medaljen e Artë në “Grand Prix Tunis 2018”

Pasi e siguroi medaljen e Argjendtë duke e mposhtur në gjysmëfinale xhudisten nga Panamaja, Miryam Roper, Nora Gjakova ka triumfuar tani edhe në finale të “Grand Prix Tunis 2018”, për ta rrëmbyer të Artën.

Nora e mposhti në finale xhudisten nga Korea, Youjeong Kwon.

Nora e mposhti në finale xhudisten nga Korea, Youjeong Kwon në kategorinë deri 57 kilogramë.

Shansin për të rrëmbyer të Artën e kishte edhe Distria Krasniqi, por humbi në finale nga braziliania, Jessica Pereira, për të rrëmbyer vetëm medaljen e Argjendtë.

(Kosova Sot)