Coutinho gëzon Barcelonën

  • 19 January 2018 - 21:51
Coutinho gëzon Barcelonën

Coutinho ka nisur të stërvitet me topin.

I transferuari nga Liverpooli te Barcelona për 160 milionë euro, Philippe Coutinho, po i afrohet edhe më shumë debutimit te katalunasit.

Coutinho erdhi nga Liverpooli i lënduar, por me punë – dalëngadalë, braziliani po lë anash dëmtimin në kofshë.

Ai gjatë ditës së premte është stërvitur më shumë me topin, sinjale këto se po afron dita kur ai për herë të parë do ta bartë fanellën e Barcelonës në një ndeshje zyrtare.

Coutinho mund të bëjë debutimin në Camp Nou kundër Alaves me 28 janar, ose me 2 shkurt në udhëtim kundër Espanyol, skuadra e vetme që deri më tani e ka mposhtur Barcelonën në sezonin 2017/18, duke ia ndërprerë ecurinë prej 29 ndeshjeve pa humbje. 

(Kosova Sot)