Shkarkohet trajneri i famshëm italian

  • 19 January 2018 - 22:51
Shkarkohet trajneri i famshëm italian

Drejtuesit e klubit me seli në Dubai vendosën ta shkarkonin trajnerin italian pas eliminimit në fazën e 1/8-ave të Kupës nga Dibba Al Fujairah, që drejtohet nga braziliani Paulo Comelli.

Kështu që Cesare Prandelli nuk është më trajner i Al Nasr në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Al Nasr në fakt kishte një ecuri me ulje-ngritje edhe në kampionat, teksa kishte regjistruar 5 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje.

Vendi i katërt me një diferencë prej 11 pikësh me skuadrën kryesuese Al-Ain ishte i papranueshëm për drejtuesit.

Për Prandellin ky është shkarkimi i tretë radhazi pas zhgënjimit me Kombëtaren e Italisë në Botërorin “Brazil 2014”. Më parë kishte drejtuar Valencian dhe Gallatasarajin.

(Kosova Sot)