Dopingu në Peshëngritje, jep dorëheqjen presidenti i Federatës

  • 19 January 2018 - 23:03
Dopingu në Peshëngritje, jep dorëheqjen presidenti i Federatës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza ka dhënë dorëheqjen, për shkak të ngjarjeve të fundit, ku nënkampionia e botës Romela Begaj rezultoi pozitive.

Ky është rast i përsëritur për Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, e cila rrezikon një pezullim të rëndë.

Në këtë situatë, Federata shqiptare rrezikon një dënim deri në përjashtim për disa vite, gjithsesi për momentin të vetmin njoftim që bën të ditur zyrtarisht Federata Shqiptare e Peshëngritjes është largimi nga detyra i Elez Gjozës, e në vend të tij, i komanduar deri në përfundim të kampionatit europian për të rinj, që do të zhvillohet në Shqipëri, do të jetë Gudar Beqiraj. 

(Kosova Sot)