Ngecin bisedimet mes United dhe Arsenal për Sanchezin, “Topçinjtë” duan më shumë para

  • 19 January 2018 - 23:12
Ngecin bisedimet mes United dhe Arsenal për Sanchezin, “Topçinjtë” duan më shumë para

Arsenali kërkon plus 10 milionë funte nga Man United për Sanchezin.

Përveç Henrikh Mkhitaryan, për ta marrë sulmuesin Alexis Sanchez, “London Evening Standard” raporton se Arsenali kërkon nga Manchester United edhe 10 milionë funte të tjera, diçka për të cilën nuk kanë biseduar gjatë negociatave deri më sot.

Kjo duket një grackë nga ana e Arsene Wenger, që paralajmëroi diçka të tillë, duke thënë se transferimi mund të dështojë pasi bisedimet mund të ngecin.

“Ashtu siç thatë, jeni mirë të informuar – brenda 24 orëve mund të ndodhë ose jo transferimi”, kishte thënë Wenger.

“Kam punuar në transferime për 30 vite, kështu që shihet sikur do të ndodhë. Por, çdo moment, çdo minutë, gjërat mund të ndryshojnë, kështu është sot tregu”.

“Për sa kohë nuk ka asgjë, duhet të pranoni që mundet mos me ndodh”, shtoi mes tjerash Wenger ditë më parë.

 

(Kosova Sot)