“Fekir më i mirë se Neymari, mos e vendosni këtë në titull sepse ai do të hakmerret”

  • 20 January 2018 - 12:14
“Fekir më i mirë se Neymari, mos e vendosni këtë në titull sepse ai do të hakmerret”

Fekir është më i mirë se Nyemari sipas Jean-Michel Aulas.

Ylli i Lyon, Nabil Fekir, është më i mirë se Neymari sipas presidentit të klubit francez, Jean-Michel Aulas.

Lideri i Ligue 1 PSG, udhëton në Lyon të dielën, sfidë kjo që do të jetë shumë domethënëse në garën për titull, pasi Lyon ka 11 pikë më pak dhe mund t’i afrohet në tetë pikë ekipit të Unai Emery.

Neymar, që u transferua në PSG nga Barcelona për 222 milionë euro, ka realizuar 15 gola deri më tani në Ligue 1, aq sa edhe ylli i Lyon, Fekir, andaj numri një i klubit francez preferon pikërisht talentin francez.

“E kam shikuar PSG-në edhe pa Neymarin, natyrisht se ai i ka sjellë diçka më shumë klubit”, tha ai për Le Figaro.

“Unë preferoi Nabilin para Neymarit. Mos e vendosni këtë në titull sepse Neymar do të tentojë të dëshmojë të kundërtën kundër nesh të dielën”.

“Nabil është Neymari jonë i vogël. Dhe Bertrand Traore duket shumë si Neymari në driblimet e tij, në mënyrën se si vrapon kur ka topin në këmbë”, shtoi numri një i Lyon. 

(Kosova Sot)