Liverpool dhe Bayern në garë për Gelson Martins

  • 20 January 2018 - 12:47
Liverpool dhe Bayern në garë për Gelson Martins

Skuadra angleze Liverpool ka mbetur pa mesfushorin ofensivë Philippe Coutinho.

Braziliani iu bashkua Barcelonës ndërsa ‘The Reds’ tani janë në kërkim të një zëvendësuesi të tij.

E duket se Jurgen Klopp e ka gjetur zëvendësimin e Coutinhos në kampionatin portugez tek Sporting Lisbona.

Fjala është për sulmuesin këmbëshpejtë Gelson Martins i cili po shkëlqen këtë edicion me Sportingun.

Martins ka arritur të shënoj nëntë gola dhe të bëjë po aq asistime në 30 ndeshjet e këtij edicioni.

Kjo ka bërë që Liverpool të shpreh interesim për transferimin e tij në Ligën Premier.

Sipas medieve portugeze Martins ka një klauzolë prej 60 milionë euro dhe pa u paguar ajo Sportingu nuk e lë të lirë.

Gjithsesi Liverpooli nuk do ta ketë të thjeshtë të nënshkruajë me lojtarin pasi ka konkurrencën e Bayernit.

Kampionët aktual të Gjermanisë e shohin reprezentuesin portugez si zëvendësues të denjët të Franck Ribery. 

(Kosova Sot)