Barcelona me komunikatë zyrtare për Griezmannin

  • 20 January 2018 - 16:09
Barcelona me komunikatë zyrtare për Griezmannin

Barcelona ka reaguar ashpër ndaj raportimeve se kanë arritur marrëveshje me Griezmannin.

Në mëngjesin e së shtunës, mediat spanjolle raportuan se Barcelona ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann dhe se francezi do t’i bashkohet katalunasve gjatë verës.

Por, Barça ka reaguar ashpër duke i quajtur vetëm spekulime, teksa ka përsëritur respektin që ka për klubin madrilen.

“FC Barcelona dënon fuqishëm informatat e transmetuara në orët e fundit nga media të ndryshme për lojtarin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, se ka arritur marrëveshje me klubin tonë”.

“FC Barcelona i kundërshton ashpër këto raportime dhe përsërit respektin që ka për institucionin e Atlético Madrid”, shkruhet në komunikatën e Barcelonës. 

(Kosova Sot)