Vitet kalojnë, por klasi mbetet

  • 22 January 2018 - 15:03
Vitet kalojnë, por klasi mbetet

Federer i mahnitshëm, me lehtësi e ka mposhtur tenistin, Marton Fucsovics.

Favoriti për të mbrojtur titullin në Australin Open dhe për ta fituar për herë të gjashtë në karrierë, Roger Federer, ka kaluar me shumë lehtësi në çerekfinale të këtij turneu, raporton Eurosport.

Federer triumfoi ndaj Marton Fucsovics 6-4, 7-6 dhe 6-2 dhe tani në çerekfinale do të takohet me Tomas Berdych, çeku e mposhti Fabio Fogninin.

Federer është në formë të lartë dhe këtë e tregoi edhe në këtë duel, ashtu siç ka bërë tash e shumë vite. Ai dhuroi spektakël me veprimin që mund ta shikoni më poshtë, por edhe shumë të tjera kundër Fucsovics.

(Kosova Sot)