Mërgimtarët të interesuar të ndihmojnë sportin në Malishevë

  • 04 August 2015 - 15:11
Mërgimtarët të interesuar të ndihmojnë sportin  në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, kanë pritur në një vizitë mërgimtarin nga Shkoza i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Afrim Bytyçi, i cili ka shprehur interesim të ndihmoj sportin në Malishevë më konkretisht futbollin. Në këtë vizitë, së bashku me Bytyçi, ishte edhe trajneri i mirënjohur kosovar në futboll, Ismet Munishi.

"Mërgimtarët, në vazhdimësi në të gjitha fushat i kanë përkrahur dhe mbështetur të gjitha zhvillimet, përfshi edhe sportin, andaj unë ju falënderoi për interesimin tuaj, për përkrahjen e sportit, përkatësisht futbollit, për të cilin ne si Malishevë kemi nevojë për mbështetjen e të gjithë", ka deklaruar Beqaj.

Nga ana tjetër mërgimtari Afrim Bytyçi, pasi shprehi interesim për të ndihmuar sportin në Malishevë, më konkretisht futbollin, e kanë vizituar stadiumin e qytetit në Malishevë. Bytyçi, bëri të ditur, se së bashku  me mërgimtari nga Bellanica, Blerim Hoxha janë të interesuar që të ndihmojnë në zhvillimin e futbollit në Malishevë.

(Kosova Sot)