Ndryshon rregulli i pozicionit jashtë loje në Premier League

  • 04 August 2015 - 15:37
Ndryshon rregulli i pozicionit jashtë loje në Premier League

Një ndryshim në rregullin e pozicionit jashtë loje do të hyjë në fuqi në futbollin anglez duke filluar nga sezoni i ardhshëm, pas disa rasteve të diskutuara në edicionin e fundi. Rregulli i mëparshëm i lejonte lojtarët të qëndronin përtej mbrojtësit të fundit për aq kohë sa nuk cilësoheshin si të përfshirë aktivisht në aksion.
Por tani e tutje futbollisti do të gjykohet në pozicion jashtë loje nëse qartazi përpiqet të luajë me topin duke ndikuar te kundërshtari.
Në ndeshjen Manchester United - Stoke City në Premier Ligën e sezonit të shkuar, Juan Mata shënoi drejtpërdrejt nga një goditje dënimi. Marko Rojo, që ishte në pozicion jashtë loje para se të nisej topi, u përpoq të gjuante me kokë por nuk ia doli.