Alonso: Më josh ideja që të garoj në një tjetër kategori

  • 04 August 2015 - 16:16
Alonso: Më josh ideja që të garoj në një tjetër kategori

“E dua sportin e motorëve dhe të gjitha kategoritë që e përfshijnë”. Fernando Alonso lëshon sinjale se në të ardhmen mund ta braktisë Formula 1 për një tjetër sport motorik duke parë ecurinë e dobët me McLaren-Honda gjatë këtij sezoni.

“Është e vërtetë që Formula 1 ndryshon shumë nga sportet e tjera të makinave por tashmë nuk është më stimuluese si dikur, të paktën për mua. Gjithsesi, jam i motivuar dhe projekti që ka nisur McLaren me kompaninë Honda është fantastik dhe ambicioz”.

Ish dy herë kampioni i botës e pranon se në të shkuarën është joshur nga ideja për të ndryshyar kategori për shkak të normave gjithmonë e më shtrënguese në Formula 1, transmeton supersport.

“Kur garoja në kategorinë Go-Cart kisha pikërisht një McLaren-Honda dhe po përpiqem ta shijoj sa më shumë eksperiencën me këtë skuadër. Synoj që të jem sa më konkurrues por pa prova dhe me këto goma, ideja për të shkuar në një tjetër kategori është dhe në të ardhmen nuk i dihet”.