Milani po e pret Ibrën

  • 04 August 2015 - 17:26
Milani po e pret Ibrën

Te Milani askush nuk i ka humbur shpresat për një rikthim të mundshëm të Zlatan Ibrahmoviç në Milanello. Adriano Galliani ka deklaruar se ka ende kohë për këtë çështje, pasi sesioni i merkatos i kësaj vere është ende i hapur.
“Ibrahimoviç ka kontratë me Paris Sën Zhermen edhe për një vit, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Galliani, sipas të cilit, merkatoja është ende e hapur, transmeton albeu.
Më pas, Galliani ka folur edhe për repartin e mbrojtjes tek kuqezinjtë, duke theksuar se është i kënaqur me lojtarët që janë aktualisht në skuadër, por nuk e përjashtoi mundësinë që klubi milanez të bëjë një tjetër ofertë për Romanjolin.