Lacazette lëndohet, jashtë fushe për gjashtë javë - Sport - Kosova Sot
Lacazette lëndohet, jashtë fushe për gjashtë javë

Lacazette lëndohet, jashtë fushe për gjashtë javë

Arsenali nuk po kalon aspak në një formë të mirë në javët e fundit.

Por, problemet nuk kanë të ndalur për klubin londinez, këtë herë me lëndimet e lojtarëve.

Alexandre Lacazette është lënduar dhe do të jetë jashtë fushave për gjashtë javë.

Kështu i transferuari nga Lyoni do të mungojë ndaj Manchester Cityt, Brightonit, Watfordit dhe Leicester Cityt.

Lacazette këtë sezon në PL ka luajtur në 22 ndeshje si titullar, ndërsa në katër është futur nga banka rezervë.

Në total ai ka luajtur 1822 minuta dhe ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar tri asistime.

Aktualisht Topçinjtë renditën në vendin e gjashtë me 45 pikë.

(Kosova Sot)

17 orë e 11 minuta më parë
20/04/18