Tifozët futen në fushë dhe masakrojnë futbollistët kundërshtarë

  • 13 February 2018 - 16:51
 Tifozët futen në fushë dhe masakrojnë futbollistët kundërshtarë

Futbolli turk është tronditur këtë fundjavë nga një ngjarje e shëmtuar e cila ka ndodhur gjatë Sultangazis- Yeniçanspor e vlefshme për Ligën e Rajoneve në Turqi.

Tifozët vendas nga Stambolli kanë sulmuar fizikisht miqtë që vinin nga qyteti i Canakkalesë

Pasi përfundoi ndeshja, tifozët e skuadrës vendase kanë rrahur keq disa prej lojtarëve kundërshtarë duke i shkaktuar plagë të rënda në trup dhe fytyrë.

Lojtarët e rrahur janë dërguar në spital duke marrë kurimin e nevojshëm dhe më pas janë nisur për në qytetin e tyre.

(Kosova Sot)