Palermo gjobitet 10,000 € për një akullore - Sport - Kosova Sot
Palermo gjobitet 10,000 € për një akullore

Palermo gjobitet 10,000 € për një akullore

Klubi i Serie B është gjobitur 10,000 euro pasi një nga tifozët e ekipit ka goditur arbitrin me një akullore me kaush.

Ka qenë një javë e çuditshme në Serie B, teksa një pjesëtar i stafit teknik të Pro Vercelli-t është pezulluar për pjesën e mbetur të sezonit pasi goditën me grusht dy pjesëtarë të Brescia-s.

Një tjetër incident i çuditshëm ka ndodhur në ndeshjen e së hënës, ku Palermo u mund brenda në shtëpi nga kryesuesit e kampionatit Foggia.

Në mesin e pjesës së dytë, një tifoz i Palermo-s hodhi një akullore nga shkallët e stadiumit drejt arbitrit.

Klubi u gjobit 10,000 por në raportin e Komisionit të Disiplinës shkruhej se nuk ka pasur të dëmtuar.

Image

(Kosova Sot)

 

9 orë e 42 minuta më parë
25/05/18