“Juventus meritoi të fitonte”

  • 13 February 2018 - 23:27
“Juventus meritoi të fitonte”

Anësori anglez i Juventusit, Federico Bernardeschi beson se skuadra e tij është dashur të fitonte ndaj Tottenhamit

Juventus dhe Tottenham kanë barazuar 2:2 në ndeshjen e parë ndërmjet tyre në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Italiani, Federico Bernardeschi insiston se skuadra e tij është dashur të fitonte këtë takim. Por, ai thotë se ata kanë mundësi të fitojnë në ndeshjen e kthimit.

“Pasi shënuam për 2:0 nuk mundem ta mbanim atë tempo”, tha fillimisht Bernardeschi për Mediaset Premium.

“Është mëkat që rezultati është 2:2, sepse ne merituam të fitonim. Por ne besojmë në ndeshjen e dytë. Ne shkojmë atje për të fituar”.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet me 18 mars në Wembley të Londrës.

(Kosova Sot)