Tifozët anglezë: Nëse Salah shënon ende gola, do të bëhemi myslimanë

  • 16 February 2018 - 18:12
Tifozët anglezë: Nëse Salah shënon ende gola, do të bëhemi myslimanë

Tifozët anglezë do të bëhen myslimanë, nëse Mohamed Salah vazhdon të shënojë ende gola.

25 vjeçari egjiptian, Mohamed Salah, po shkëlqen me fanellën e Liverpoolit që kur u transferua në Angli nga Roma në verën e vitit 2017.

30 gola në 36 paraqitje në të gjitha garat, 22 prej tyre në Premierligë – Salah është shndërruar në një lojtar shumë të dashur për tifozët, që vazhdimisht i këndojnë këngë në bare të ndryshme në Liverpul.

Mesin e frazëve që tifozët i kanë kushtuar egjiptianit, këndohet: “nëse shënon ende gola, do të bëhemi myslimanë”.

Salah shënoi një gol në Champions në fitoren e Liverpoolit 5-0 kundër Portos, i gjashti për 25 vjecarin deri më tani në këtë garë.

(Kosova Sot)