Yjet e futbollit shiqptar urojnë 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

  • 17 February 2018 - 14:05
Yjet e futbollit shiqptar urojnë 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Yjet e futbollit shqiptar gjithandej botës kanë uruar për 10 vjetorin e shtetësisë së Kosovës.

I pari që e bëri një gjë të tillë ishte reprezentuesi kosovar Bersant Celina, ndërkohë që për tu përshëndetur janë edhe urimet e simbolit të kombëtares shqiptare Lorik Cana dhe ambasadorit kosovar në Zvicër Xherdan Shaqiri.

“Urime Kosova ime 10 vite pavarësi. Të pafshim ty dhe popullin dardan sa më mirë aty ku na takon. Të dua Kosova ime”, ka shkruar kapiteni legjendar Lorik Cana.

“Urime 10 vite shtet”, shkroi Xherdan Shaqiri duke bashkangjitur foton me flamurin e Kosovës.

Urim të veçantë ka bërë edhe mesfushori i Kosovës, Herolind Shala.

“Urime vendlindja ime 10 vjetorin e pavarësisë. Shpresojë të bëhemi shtet i fuqishëm në botë dhe na përcjellshin sukseset. Të dua Kosovë”, ka shkruar Shala.

Të gjithë futbollistët kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të uruar, ndërkohë që shumë prej tyre kanë shprehur dëshirën që një ditë të festojmë një festë të përbashkët. 

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)