Neymar e bën like videon e Rita Orës në Kosovë (Video)

  • 17 February 2018 - 19:25
Neymar e bën like videon e Rita Orës në Kosovë (Video)

Rita Ora, këngëtarja kosovare me famë botërore, ka ardhur në Kosovë për të mbajtur një koncert për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Koncerti i Ritës, në të cilin i ka ftuar të gjithë që të marrin pjesë pasi që do të jetë i hapur, do të fillojë nga ora 22:00 në sheshin Skënderbeu të Prishtinës.

Rita ka mbajtur një konferencë për media dhe është takuar me disa nga fansat e saj, ku një takim të këndshëm me një vogëlushe e ka publikuar në profilin e saj në Instagram.

Vogëlushja ia ka bërë një pritje të këndshme Ritës, duke e përqafuar fort atë. Videoja e publikuar, është pëlqyer edhe nga futbollisti i PSG-së, Neymar Jr.

(Kosova Sot)