Manchester United kalon në çerekfinale të FA Cup

  • 17 February 2018 - 20:37
Manchester United kalon në çerekfinale të FA Cup

Manchester United e ka siguruar një vend në çerekfinale të FA Cup pasi e mposhti Huddersfieldin e Florent Hadergjonaj të shtunën pasdite.

Sulmuesi belg Romelu Lukaku hapi serinë e golave pas vetëm tre minutave lojë duke shfrytëzuar super asistin e Juan Matas.

Në fund të pjesës së parë, Matas iu mohua një gol i rregullt për pozicion jashtëloje. Megjithatë, në fillim të pjesës së dytë, United e ngriti epërsinë në 2-0 përmes Lukakut.

Mesfushori kosovar i Zvicrës, Hadergjonaj u nxor nga loja në minutën e 70-të. 

(Kosova Sot)