Klopp: “Skuadra e Liverpoolit, më e mira që kam drejtuar ndonjëherë”

  • 19 February 2018 - 16:26
Klopp: “Skuadra e Liverpoolit, më e mira që kam drejtuar ndonjëherë”

Klopp është i lumtur me skuadrën që ka. Ai thotë se shpesh ka vështirësi për të përzgjedhë 11-shen startuese.

Jurgen Klopp beson se ka skuadër të fuqishme, të cilën e konsideron si më të mirën që ka drejtuar ndonjëherë, madje edhe më të mirë se Borussia Dortmundi, me të cilën fitoi dy herë me radhë Bundesligan në sezonet 2010/11 dhe 2011/2012.

“Me të vërtetë, në momente të caktuara është shumë e vështirë që të përzgjedhë 11-shen”, u shpreh Klopp për faqen zyrtare të Liverpoolit.

“Wow, kurrë nuk kam qenë në situatë të tillë me kaq shumë kualitete të lojtarëve në skuadër”.

“Që të gjithë kanë bërë hapa para. Solanke nuk ishte në skuadër, por është në formë fantastike. Ragnar Klavan, i pabesueshëm. Ben Woodburn ka bërë progres dhe është me të vërtetë afër niveleve të larta”.

“Është e vështirë (me përzgjedh 11-shen), po bëhet gjithnjë e më e vështirë, por kjo është e mirë për ne”, theksoi mes tjerash Klopp.

Liverpooli ka krijuar një treshe të frikshme sulmuese; Salah (30), Firmino (21) dhe Mane (12) – tretë së bashku kanë shënuar deri më tani 63 gola në të gjitha garat. 

(Kosova Sot)