Mourinho e dëshiron mesfushorin e Realit për të ndihmuar Pogban

  • 19 February 2018 - 17:23
Mourinho e dëshiron mesfushorin e Realit për të ndihmuar Pogban

Manchester United është në kërkim të një mesfushori, i cili do të ndihmonte të përformonte më mirë francezin, Paul Pogba

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është duke tentuar që gjatë verës të transferojë mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos, shkruan Daily Mail.

Portugezi dëshiron një zëvendësues për Michael Carrick, që po luan vitin e tij të fundit në Old Trafford.

Kroos shihet si ideal nga Unitedi për të luajtur në partneritet me Paul Pogban, i cili po kalon momente të vështira që prej transferimit nga Juventus në vitin 2016.

Se Unitedi po kërkon mesfushor e konfirmon edhe trajneri Mourinho.

“Ne duhet të nënshkruajmë me një mesfushor, sepse ne do të mbesim pa Michael Carrick. Ne kemi nevojë për balancë në skuadër”, kishte thënë portugezi.

Transferimi i mesfushorit gjerman do të jetë shumë i vështirë, pasi ai ka kontratë me Realin deri në vitin 2023 dhe është i lumtur në Madrid.

Image

 

(Kosova Sot)