Hummels: Kujdes nga Besiktas

  • 19 February 2018 - 17:54
Hummels: Kujdes nga Besiktas

Mats Hummels insiston se Bayerni duhet të ketë shumë kujdes ndaj skuadrës turke Besiktas, kundër të cilës do të luajë në Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi gjerman, Mats Hummels thotë se skuadra e tij duhet të heqë dorë nga loja e bukur për të eliminuar skuadrën e Besiktasit.

Ai thotë se përballë do të kenë një skuadër të madhe evropiane, e cila ka fituar pa problem grupin në të cilin ishte.

“Kjo është një fazë speciale. Për gjërat e mira nuk është e domosdoshme që të luash bukur për të fituar. Shpesh, gjërat tjera janë më të rëndësishme se estetika”, tha Hummels gjatë konferencës për media.

“Ne e dimë që do të takohemi me një skuadër të madhe evropiane, që ka fituar grupin pa problem. Kanë emra të mëdhenj në skuadër kualitet në lojën e tyre taktike dhe individuale”.

Ndeshja e parë ndërmjet Bayernit dhe Besiktasit do të zhvillohet nesër nga ora 20:45 në Allianz Arena. 

(Kosova Sot)