Conte thotë se ka një plan për Barcelonën: Nuk duhet ta ndalim vetëm Messin

  • 19 February 2018 - 21:31
Conte thotë se ka një plan për Barcelonën: Nuk duhet ta ndalim vetëm Messin

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, ka folur para gazetarëve para duelit të madh ndaj Barcelonës që zhvillohet të martën mbrëma.

Italiani u paraqit në konferencën për shtyp mjaft i qetë pas rezultateve të fundit mjaft pozitive të ekipit të tij.

Ai mbi të gjitha thekson skuadra e tij duhet që të ketë entuziazëm dhe të kënaqet me këtë ndeshje të madhe.

Hazard gjatë stërvitjes me skuadrën.

“Ne po flasim për një ndeshje shumë të madhe dhe nuk do të jetë e lehtë, por duhet të jemi të ngazëllyer për ndeshje të këtij lloji. Ne duhet të kemi ambicien për të luajtur futbollin tonë”.

“Chelsea e fillon takimin si jofavorit dhe këto dy ndeshje do të jenë të rëndësishme për të gjetur nivelin tonë në këtë garë. Ne duhet të jemi të ngazëllyer për këtë sfidë që na pret të martën”, theksoi italiani.

Conte më tej thotë se ka një plan të qartë për këtë lojë, e ndërsa vlerëson Messin si lojtarin më të mirë në botë, thotë se ai nuk është i vetmi që duhet të ndalet te Barcelona.

“Messi është lojtari më i mrië në botë, por ka lojtarë të tjerë në ekipin e tyre që ne duhet t’i ndalojmë së shënuari, e po ashtu duhet të punojmë shumë si ekip për ta bërë një gjë të tillë”.

“Ne kemi një plan për këtë ndeshje dhe është me rëndësi që të zgjedh lojtarët që janë në formë të mirë, e më pas të bëjmë më të mirën gjatë ndeshjes. Duhet të përballemi me Barcelonën me fuqinë tonë më të madhe dhe të luajmë me entuziazëm dhe pasion”, përfundoi i pari i Chelseat.

Chelsea dhe Barcelona takohen të martën me filim nga ora 20:45.

Image

 

(Kosova Sot)