Casillasi i kërkon agjentit të tij t’ia gjejë një klub në Itali

  • 19 February 2018 - 22:05
Casillasi i kërkon agjentit të tij t’ia gjejë një klub në Itali

Portieri veteran, Iker Casillas, i ka kërkuar agjentit të tij t;ia gjejë një klub në Serie A, pasi që nuk do ta vazhdojë kontratën me Porton.

Sipas Calciomercato.it, portieri 36 vjeçar nuk dëshiron ta mbyll karrierën dhe po kërkon një eksperiencë të re.

Ai u bashkua me Porton në vitin 2015 pasi u largua nga Reali, ndërsa kontrata aktuale i skadon në qershor.

Tani ai ësht i interesuar për një aventurë të re dhe Serie A shihet në horizont.

Casillas

Madje ai i ka kërkuar agjentit të tij, që të fillojë të kërkojë një ekip në Itali.

Po ashtu për Casillasin ka pasur interesim nga MLS në SHBA.

Casillas është një nga portierët më të mirë në histori të futbollit, ndërsa ka fituar gjithçka si me klub ashtu edhe me Kombëtare.

(Kosova Sot)