Valverde: Ka kohë që kemi menduar për ndeshjen ndaj Chelseat

  • 19 February 2018 - 22:10
Valverde: Ka kohë që kemi menduar për ndeshjen ndaj Chelseat

Ernesto Valverde thotë se skuadra e tij është e gatshme për ndeshjen ndaj Chelseat, për të cilën skuadër kanë menduar që një kohë të gjatë

Barcelona nesër do të ketë një përballje të vështirë, kur do të luajë ndaj Chelseat në Stamford Bridge në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Ernesto Valverde thotë se janë gati dhe dëshirojnë kalimin në çerekfinale.

“Ndeshja do të jetë shumë e vështirë, por ne duam kalimin në fazën tjetër të kësaj gare. Ne e emi menduar këtë takim që një kohë të gjatë”, tha Valverde gjatë konferencës për media.

Valverde foli edhe për gjendjen e Ousmane Dembele, për të cilin tha se është gati për të luajtur nga fillimi.

(Kosova Sot)