Djaloshi insistoi dhe mes lotësh dhe lutjesh më në fund merr nënshkrimin e Ronaldos në fanellën e tij (Video)

  • 19 February 2018 - 23:28
Djaloshi insistoi dhe mes lotësh dhe lutjesh më në fund merr nënshkrimin e Ronaldos në fanellën e tij (Video)

Një fëmijë kishte ardhur afër autobusit të Real Madridit për ta takuar Cristiano Ronaldon, pas ndeshjes me Real Betisin dhe pse jo ta merrte një nënshkrim nga ai. 

E kur më të vërtet dëshiron diçka, atëherë edhe mund ta arrish. Këtë e tregon edhe historia e këtij djaloshi, i cili pas ndeshjes Real Betis -Real Madrid, mori atë që insistoi ta kishte.Ai me babanë e tij kishte pritur autobusin e Real Madridit, për të takuar ose marrë një autograf të Cristiano Ronaldos.

Portugezi ishte futur në autobus pa e parë djaloshin që e priste, por ai nuk u ndal së provuari.

Fillimisht ai mori një autograf nga mbrojtësi Nacho, por nuk ishte i kënaqur dhe vazhdonte të thërriste për Ronaldon.

Pasi provoi disa herë u afrua edhe mesfushori Dani Ceballos. Ky i fundit, jo që nënshkroi fanellën e djaloshit, por e mori atë me vete në autobus për t’ia dërguar Ronaldos që t’ia nënshkruajë.

Dani Ceballos, duke nënshkruar

Ronaldo e nënshkroi fanellën dhe djaloshi i lumtur zgjati kokën te dera e autobusit dhe e falënderoi me zë të lartë.

Një histori me fund të lumtur për djaloshin i cili vrapo pastaj te babai i tij në përqafim, pasi tashmë kishte fanellën me nënshkrim të idhullit të tij, Cristiano Ronaldos.

Portugezi shënoi një gol në fitoren e Realit (5-3) përballë Real Betisit. 

(Kosova Sot)