Arrestohet mbrojtësi i La Ligës për plaçkitje dhe pengmarrje

  • 20 February 2018 - 15:57
Arrestohet mbrojtësi i La Ligës për plaçkitje dhe pengmarrje

Mbrojtësi i Villarrealit, Ruben Semedo, është arrestuar nga Garda Civile nën akuzat për plaçkitje të rëndë dhe se e ka mbajtur peng një person, raporton e përditshmja spanjolle “AS”.

Kjo është hera e dytë që përfaqësuesi i Kombëtares U-21 të Portugalisë arrestohet nga policia, pasi në janar të këtij viti ai u arrestua për shkak se e kishte kërcënuar një roje të një lokali nate me armë zjarri.

Nëse shpallet fajtor për akuzat, 23-vjeçari mund të dënohet deri me dy vite burgim.

Semedo po ashtu akuzohet edhe për posedim të jashtëligjshëm të armës dhe se ka mbajtur peng një person pasi ai dhe dy persona tjerë e kishin lidhur ankuesin në shtëpinë e lojtarit në lagjen Torrenconi de Betera të Valencias duke ia marrë çelësat e apartamentit të tij për ta plaçkitur. 

(Kosova Sot)