Federata italiane e brengosur për Milanin

  • 20 February 2018 - 16:47
Federata italiane e brengosur për Milanin

Presidenti i komanduar i Federatës së Futbollit të Italisë, Roberto Fabbricini, e ka pranuar se është i shqetësuar nga lajmet rreth paqëndrueshmërisë financiare të Milanit, duke shtuar se do t’i kontaktojë drejtuesit e “Kuq e zinjve”.

Dje, mediat italiane raportuan se pronari i Milanit, biznesmeni kinez Yonghong Li ka bankrotuar.

Në fakt, sipas Corriere della Sera raportoi se një tribunal kinez kishte urdhëruar procedura falimentimi kundër njërës prej kompanive të Li madje para se ai ta blinte Milanin në prill të vitit 2017.

“Jam i brengosur për Milanin, sepse bëhet fjalë për një situatë në një klub të madh që është element shumë i rëndësishëm i futbollit italian”, ka thënë Fabbricini.

(Kosova Sot)