Shpëton Aguero

  • 20 February 2018 - 17:57
Shpëton Aguero

Sergio Aguero nuk do të dënohet për përleshjen me tifozët e Wigan Athletic

Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero ishte përleshur me tifozët e Wigan, pas eliminimit të mbrëmshëm nga FA Cup.

Tifozët pas ndeshjes hynë në stadium, ku fyen Agueron, i cili reagoi shumë ashpër duke goditur njërin prej tyre.

Fillimisht thuhej se Aguero mund të merrte një dënim të ashpër, por Goal.com mëson se Federata Angleze nuk do të marrë masa ndaj argjentinasit.

Edhe lojtari është njoftuar se nuk do të merren masa disiplinore ndaj tij. 

(Kosova Sot)