Përzgjedhësi vazhdon të mbetet temë diskutimi

  • 21 February 2018 - 08:35
Përzgjedhësi vazhdon të mbetet temë diskutimi

FEDERATA E FUTBOLLIT PRETENDON SE KJO ÇËSHTJE DO TË ZGJIDHET SHUMË SHPEJT

Në verë përfaqësuesen tonë e presin shumë ndeshje interesante

Kur kanë kaluar pothuajse 3 muaj që nga largimi i përzgjedhësit Albert Bunjaki nga drejtimi i përfaqësueses, FFK-ja ende nuk ka vendosur kush do të jetë pasardhësi i tij. Kosova aktualisht udhëhiqet nga ish-bashkëpunëtori i Bunjakit, Muharrem Sahiti, i cili tashmë ka konfirmuar se nuk do të jetë përzgjedhës i Kosovës në të ardhmen.

Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon t'i mbajë nën ankth futbolldashësit kosovarë sa i përket emërimit të trajnerit të Kosovës. Ky institucion, kur kanë kaluar pothuajse 3 muaj që nga largimi i përzgjedhësit, Albert Bunjaki, nga drejtimi i përfaqësueses, ende nuk ka vendosur kush do të jetë pasardhësi i tij. Gjithsesi, shtëpia e futbollit të Kosovës ditët e fundit ka paralajmëruar se edhe kjo dilemë do të zgjidhet shumë shpejt. Kosova aktualisht udhëhiqet nga ish- bashkëpunëtori i Bunjakit, Muharrem Sahiti, i cili tashmë ka konfirmuar se ai nuk do të jetë përzgjedhës i Kosovës në të ardhmen, pasi më shumë preferon të jetë pjesë e stafin teknik të trajnerit të ri që do të emërohet në të ardhmen. Të kujtojmë se në verë do të nis turneu i parë i organizuar nga UEFA, Liga e Kombeve dhe përfaqësuesja jonë po pretendon që në këtë turne të paraqitet sa më mirë, kështu që edhe emërimi i trajnerit në kohës sa më të shpejtë do të ishte shumë i mirëseardhur. Kështu mendojnë edhe njohësit e futbollit. Trajneri vushtrrias, që aktualisht e drejton Ballkanin e Therandës ka thënë se zgjidhja e çështjes së trajnerit sa më herët është shumë mirë për të ardhmen e ekipit, pasi trajnerit të ri i duhet kohë derisa të ambientohet dhe ta kuptojë qartë formën fizike dhe taktike të çdo lojtari që pretendon ta ketë në ekip.

FFK-ja me lajme pozitive

Në verë do të nisë turneu i parë i organizuar nga UEFA, Liga e Kombeve, dhe përfaqësuesja jonë po pretendon që në këtë turne të paraqitet sa më mirë, kështu që edhe emërimi i trajnerit në kohë sa më të shpejtë do të ishte shumë më i mirëseardhur. Kështu mendojnë edhe njohësit e futbollit

Edhe pse ende nuk ka ndonjë datë të saktë se kur Kosova do të bëhet me trajnerë të ri, zyrtarët e FFK-së kanë thënë se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt. Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ditë më parë i ka konfirmuar gazetës "Kosova Sot" se përfaqë- suesja jonë në turneun e Ligës së Kombeve do të jetë me trajner të ri dhe me stadium të ri, duke pretenduar se deri në atë kohë do të rregullohet stadiumi i Prishtinës. Këto pretendime Salihu i ka përsëritur edhe tash duke thënë se numri një i FFK-së, Fadil Vokrri, është ka punon intensivisht në këtë çështje. Të kujtojmë se Kosova tashmë ka caktuar dy miqësore në muajin mars, ku do të ndeshet me Madagaskarin dhe Burkino Fason gjatë një kampi një javor që do ta mbajë në Paris të Francës dhe pikërisht në këtë kamp po pretendohet se do të prezantohet përzgjedhësi i ri.

Vonesat mund të lënë pasoja

Përfaqësuesja jonë për herë të parë në histori të saj vitin që lamë pas mori pjesë në eliminatoret për kampionatin Botëror "Rusia 2018". Ato kualifikuese u pritën me shumë entuziazëm nga dashamirët e futbollit kosovar, por ja që në fund rezultatet zhgënjyen pasi ekipi ynë përfaqësues mbeti në fund të tabelës, me vetëm një pikë të tubuar. Kjo edhe çoi në largimin e trajnerit Albert Bunjaki në muajin nëntor dhe që nga atëherë Kosova ka mbetur në duart e Muharrem Sahitit. Njohësit e futbollit parashohin se çdo vonesë në këtë aspekt mund të jetë e dëmshme për të ardhmen e futbollit. "Krijimi i një filozofie të lojës kërkon kohë, kështu që sa më herët të përcaktohemi për trajnerin aq më lehtë do ta kishte ekipi përfaqësues në vazhdim. Të gjithë e dimë që përzgjedhësin, kushdo që të jetë ai, e pret shumë punë te Kosova, andaj unë mendoj se kjo çështje duhet të kryhet sa më parë që t'i mbetet edhe atij kohë për të punuar dhe për ta krijuar lojën që pretendon", ka thënë Bekim Shotani për gazetën "Kosova Sot".

(Kosova Sot)