“Ata që na kritikojnë, nuk e njohin Tottenhamin”
Miralem Pjanic ka reaguar ndaj kritikëve duke thënë se janë shumë të ashpër ndaj Juventusit pas barazimit 2-2 me Tottenham Hotspur, “ndoshta ata nuk njohin” ekipin anglez.
Juventusi ishte duke fituar 2-0 në shtëpi në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve kundër Tottenhamit, por në fund barazoi 2-2, duke rrezikuar shumë për sfidën e kthimit në “Wembley”.
“Kritikat? Ishin të tepruara sepse po përballeshim me Tottenhmain, që ka një skuadër të shkëlqyer nga mesfusha e lartë”, tha ai për “Premium Sport”.
“Ata vuajnë mbrapa, kanë probleme në mbrojtje, por janë ekip me kualitete, kështu që ndoshta ata që na kanë kritikuar nuk e kanë njohur mirë Tottenhamin”.
“Pasi shkuam 2-0, është dashur ta menaxhojmë ndeshjen më mirë, por ende asgjë nuk ka përfunduar. Ne besojmë në skuadrën që kem dhe duam të kalojmë tutje”, shtoi mes tjerash Pjanic.
(Kosova Sot)