Rikthehet BBC pas gati 2 viteve

  • 24 February 2018 - 20:27
Rikthehet BBC pas gati 2 viteve

Zinedine Zidane i besoi treshes së sulmit të Real Madridit, BBC-së, për ta kryer punën në ndeshjen e javës së 25-të të La Ligës kundër Alavesit dhe ata ia shpaguan atij besimin.

Që të gjithë, Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo shënuan gola në të njëjtën ndeshje për herë të parë që prej fitores 5-1 ndaj Getafes më 16 prill të vitit 2016,.

Tani, pas plot 680 ditëve, ata shënuan secili brenda një ndeshjeje.

Pjesë e arsyes pse BBC nuk ka arritur tash e sa kohë ta bëjë këtë ka qenë edhe fakti se ata janë nuk luajtur tërë kohën së bashku shkaku i lëndimeve, suspendimeve dhe rrotacioneve të trajnerit.

Në fakt, fitorja e sotme kundër Alavesit ishte ndeshja e parë që prej ndeshjes kundër Villarrealit më 13 dhjetor 2015, që tre sulmuesit i kompletojnë 90 minuta bashkë. 

(Kosova Sot)