Salah thyen rekord të ri, Liverpool arrin shifrën e 100 golave në të gjitha garat këtë sezon

  • 24 February 2018 - 21:10
Salah thyen rekord të ri, Liverpool arrin shifrën e 100 golave në të gjitha garat këtë sezon

Mohamed Salah vazhdon të ketë sezon të shkëlqyer në Premierligë, teksa sot theu edhe një rekord tjetër.

Anësori i Liverpoolit e ka vazhduar ecurinë e formës mbresëlënëse këtë sezon duke shënuar një gol në fitoren 4-1 të skuadrës së tij kundër West Hamit të shtunën në “Anfield”.

Kjo ishte hera e gjashtë me radhë që Salah arrin të shënojë në gjashtë ndeshjet e fundit, si dhe goli i shtatë në këto ndeshje.

Po ashtu, ky gol ishte goli i 20-të që Salah e shënon me këmbë të majtë këtë sezon – asnjë lojtar në histori të Premierligës nuk ka arritur të shënojë më shumë brenda një sezoni.

Ndërkohë, edhe Liverpooli u bë skuadra e dytë nga Premierliga që arrin t’i shënojë 100 gola apo më shumë në të gjitha garat deri tani këtë sezon (103), pas Manchester Cityt, që ka arritur shifrën e 111 golave deri tani. 

(Kosova Sot)