Dy gola për pesë minuta – Girona befason Barçën, por Suarez përgjigjet shpejt (Video)

  • 24 February 2018 - 21:12
Dy gola për pesë minuta – Girona befason Barçën, por Suarez përgjigjet shpejt (Video)

Në ndeshjen mes Barcelonës dhe Gironas janë shënuar dy gola të shpejtë.

Ishin mysafirët e Gironas që shënuan pas vetëm tre minutave lojë pas një gabimi në mbrojtjen e Barcelonës.

Ishte sulmuesi Portu, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit nga Anthony Ruben Lozano.Megjithatë, Barcelona barazoi pas vetëm dy minutash me anë të Luis Suarez.