Zidane: Atmosfera në zhveshtore është e mirë, këtë e tregoi edhe gjesti i Ronaldos me Benzeman (Video)

  • 24 February 2018 - 21:17
Zidane: Atmosfera në zhveshtore është e mirë, këtë e tregoi edhe gjesti i Ronaldos me Benzeman (Video)

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është shprehur i lumtur pas fitores 4-0 ndaj Alaves.

Francezi shpreson se ecuria e mirë e Los Blancos të vazhdojë dhe se gjitha kjo ka ardhur nga atmosfera e mirë në skuadër.

“Mund të kemi pasur disa momente të vështira, por lojtarët ishin në nivel të lartë”.

“Gjëja më e rëndësishme është atmosfera në dhomat e zhveshjes, jemi shumë të fortë. Cristiano Ronaldo e tregoi këtë me gjestin e bukur duke e lejuar Benzeman të gjuajë penalltinë”.

“Bale bëri mirë, për 90 minuta ishte në një pozitë që nuk ka luajtur shumë kohëve të fundit. Ishte një ditë e mirë për atë të luante në anën e majtë”.

Në të gjitha garat Los Blancos kanë fituar pesë ndeshjet e fundit dhe tekniku francez shpreson që kjo të vazhdojë.

“Besimi kthehet me ecuri të tilla. Pas ndeshjes ndaj PSG-së ne kemi bërë shumë mirë, na duhej një ndeshje e atillë. Duhet të vazhdojmë dhe të besojmë se ende kemi shumë për t’u luftuar”, ka shtuar Zidane.

Vlen të theksohet se CR7 kishte mundësi të kompletonte het-trikun, por ia la penalltinë Karim Benzemas. Goli tjetër në këtë takim u shënua nga Gareth Bale.

(Kosova Sot)