Agjenti i Martinez, Yaque: Me Interin 90 per qind është e kryer

  • 13 March 2018 - 16:56
Agjenti i Martinez, Yaque: Me Interin 90 per qind është e kryer

Që sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, të jetë pjesë e Interit mungon vetëm zyrtarizimit.

Ylli i Racing Club që ka qenë i kërkuar nga shumë skuadra, më në fund duket se ka bërë zgjedhjen e tij.

“Me Interin është 90 per qind e kryer”, ka thënë Bety Yaque për Marcan.

“Kemi folur edhe me Manchester Cityn më parë, teksa Fiorentina, Borussia Dortmund, Roma dhe Manchester Unitedi kanë pyetur për atë”.

“Për aq larg sa mund të shoh, ka pak mundësi që ai mos të nënshkruajë me Interin pasi marrëveshja është nënshkruar”.

“Atletico Madridi ishte afër, por oferta e tyre nuk ishte e mjaftueshme”, ka shtuar agjenti.

Vlen të theksohet rol vendimmarrës te klubi aktual i 20-vjeçarit ka ish-sulmuesi i Interit, Diego Milio. 

(Kosova Sot)