Gallas: Chelsea im s’i frikësohej Messit, bashkëlojtarët e dinin se unë mund ta markoja - Sport - Kosova Sot
Gallas: Chelsea im s’i frikësohej Messit, bashkëlojtarët e dinin se unë mund ta markoja

Gallas: Chelsea im s’i frikësohej Messit, bashkëlojtarët e dinin se unë mund ta markoja

William Gallas ka thënë se Chelsea i tij nuk ia ka pasur frikën asnjëherë Barcelonës dhe Lionel Messit, duke thënë se gjithmonë kanë besuar se mund ta krahasohen me gjigantin katalan.

Chelsea do të luajë sonte në udhëtim kundër Barcelonës në ndeshjen e kthimi, pas barazimit 1-1 në shtëpi në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Gjatë kohës së Gallasit në Chelsea, ekipi i tij ishte në gjendje ta shndërronte humbjen 2-1 në ndeshjen e parë në fitore të përgjithshme 5-4 në ndeshjen e kthimit më 2005. Francezi insiston se bashkëlojtarët e tij kurrë nuk ia kanë pasur frikën Barcelonës.

“Në atë kohë ne ishim të fortë. Kur luan për një ekip të fortë, nuk ke nevojë të flasësh për kundërshtarin. E dinim se ishin shumë të mirë, por në zhveshtore nuk flisnim për ta dhe nuk thoshim ‘Oh a e ke parë Messin? Ai është shumë i mirë’”, ka thënë Gallas për Goal.com.

“Apo ‘Oh, jam i brengosur për ty sepse t’i do ta markosh atë, prandaj bëj kujdes’. Jo, jo, sepse secili e dinte se çfarë duhej të bënte. Në atë kohë, unë po e markoja Messin dhe bashkëlojtarët e dinin se unë mund ta bëja punën mirë”, shtoi ai.

(Kosova Sot)

9 orë e 21 minuta më parë
25/06/18