Gomes merr mbështetje të madhe: Faleminderit shumë, jemi gati për ndeshjen

  • 14 March 2018 - 11:21
Gomes merr mbështetje të madhe: Faleminderit shumë, jemi gati për ndeshjen

Pas një interviste shokuese të dhënë ditë më parë, ku Andre Gomes, tregonte se si kritikat kanë ndikuar keq tek ai, ai ka marrë mbështetje të mëdha.

Gomes ka marr mbështetje nga fansat e Barcelonës, por edhe të klubeve të tjera pas fjalëve të tij.

Ai përmes një postimi në rrjetet sociale i ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.

Faleminderit shumë të gjithë juve që me keni dërguar mesazhe”.

“Jam shumë mirë dhe po mendoj që ta ndihmoj skuadrën për ta arritur një tjetër mbrëmje magjike në Camp Nou”.

“Vetëm kjo ka rëndësi”, ka shkruar ai.

Gomes mund të jetë në planet e Ernesto Valverdes për ndeshjen ndaj Chelseat që zhvillohet sot.

Atij në përkrahje i ka dalë edhe trajneri Ernesto Valverde dhe mesfushori Sergio Busquets. 

(Kosova Sot)