Momenti që mund t’iu ketë ikur nga ndeshja Roma – Shakhtar, lojtari i ukrainasve shtyn dhe rrëzon djaloshin e topave, krijon rrëmujë në fushë (Video)

  • 14 March 2018 - 11:23
Momenti që mund t’iu ketë ikur nga ndeshja Roma – Shakhtar, lojtari i ukrainasve shtyn dhe rrëzon djaloshin e topave, krijon rrëmujë në fushë (Video)

Një episod aspak i mirë, madje edhe i shëmtuar mund të quhet ai që ndodhi në ndeshjen Roma-Shakhtar e vlefshme për 1/16 e Ligës së Kampionëve. 

Romakët ishin duke fituar ndeshjen në atë moment, pasi Edin Dzeko kishte arritur të shënonte që në fillim të pjesës së dytë.

Shakhtar mbeti edhe pa një lojtar pasi Ordets mori karton të kuq.

Kjo bëri që situata te ukrainasit të mos ishte aspak e qetë.

Marlos dhe Ferreyra u afruan te vija anësore e fushës, duke ia marr nga duart një top djaloshit që fut topat në fushë.

Por pasi ia morën topin nga dora, Ferreyra e shtyu djaloshin, duke e hedhur nga ana tjetër e reklamave.

Image
Image

 

(Kosova Sot)