Ish futbollisti i Interit, Caner Erkin, mund të përfundojë në burg pasi e ka ofenduar gjyqtarin e ndeshjes

  • 14 March 2018 - 11:50
Ish futbollisti i Interit, Caner Erkin, mund të përfundojë në burg pasi e ka ofenduar gjyqtarin e ndeshjes

Telashe për ish-futbollistin turk të Interit, Caner Erkin, i cili aktualisht luan te Basaksehir.  

Ai rrezikon deri në dy vite burg, pasi ka sharë dhe ofenduar rëndë gjyqtarin e ndeshjes në momentin kur është ndëshkuar nga ky i fundit me kartonin e verdhë.

Kjo ka ndodhur në ndeshjen e 23 tetorit të vitit të kaluar midis Besiktasit dhe Basaksehirit.

Akuza ndaj Erkin është se ka sharë dhe fyer me fjalë të rënda një funksionar shteti që ndodhej në fushë për të mbajtur rregullin publik, pasi kështu cilësohet gjyqtari i ndeshjes në Turqi.

Sipas mediave turke, Erkin do të dalë para gjykatës në ditët e ardhshme.

Mbrojtësi i Besiktasit ka mohuar gjithmonë që ka përdorur fjalë fyese ndaj gjyqtarit. Ai rrezikon dy vite burg.

Image

 

(Kosova Sot)