Humb Bayerni

  • 18 March 2018 - 20:05
Humb Bayerni

Leipzigu e ka mposhtur 2-1 Bayern Munichun.

Bayern Muncihu mund të festonte titullin me një triumf në xhiron e ardhshëm kundër Borussia Dortmundit, por kjo i është shtyrë nga Leipzigu, që e ka mposhtur 2-1.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Wagner, barazoi Naby Keita kurse golin e tri pikëve e shënoi Timo Werner.

Bayerni humbi këtë sfidë për shkak të rrotacioneve të shumta. Ekipi i Jupp Heynckes tani është 17 pikë para përcjellësit më të afërt, Schalkes dhe i duhen edhe dy fitore për ta fituar edhe matematikisht titullin.

(Kosova Sot)