Barcelona, 36 ndeshje pa humbje – 2 larg rekordit historik

  • 18 March 2018 - 21:46
Barcelona, 36 ndeshje pa humbje – 2 larg rekordit historik

Barcelona ka shkuar në 36 ndeshje pa humbje në La Liga (29 këtë edicion dhe 7 edicionin e kaluar) dhe synimi është rekordi historik, që mbahet nga Real Sociedadi.

Fitorja 2-0 kundër Athletic Bilbaos ishte triumfi i 30-të për Barcelonën në 36 ndeshje pa humbje në La Liga, që regjistron edhe gjashtë barazime.

Barcelona tani i është vënë pas rekordit historik të vendosur nga Real Sociedadi në vitin 1980, që kishte shkuar deri në 38 ndeshje pa humbje në Spanjë (nga prilli 1979 deri në maj 1980).

Barcelona, aktualisht me 36, është dy ndeshje larg barazimit të këtij rekordi dhe 3 që ta thyejë krejtësisht atë dhe të shkruajë histori.

Tri ndeshjet e ardhshme Barcelona i zhvillon kundër: Sevilla, Leganes dhe Valencia.

Rekordi aktual është më i miri në histori të klubit, duke lënë prapa atë të Barcelonës së Pep Guardiolas që kishte shkuar deri në 31 ndeshje pa humbje nga java e tretë deri në atë të 34 në sezonin 2010/11. 

(Kosova Sot)