Cristiano kompleton het-trikun kundër Gironas, së paku 20 gola në La Liga në çdo sezon me fanellën e Realit
21 gola në La Liga, Ronaldo ka realizuar het-trik kundër Gironës.
Me tre golat e realizuar kundër Gironas, Cristiano Ronaldo ka shkuar në kuotën e 21 finalizimeve në La Liga këtë edicion.
Kjo është hera e nëntë në po kaq sezone me fanellën e Real Madridit që arrin këtë shifër që kur u transferua nga Manchester Unitedi në vitin 2009.
Sezoni më i mirë në karrierë është ai më 2014/15 ku kishte shënuar 48 gola në 35 paraqitje në La Liga.
(Kosova Sot)