Rashica, nga bankina shijon fitoren e Werder-it

  • 19 March 2018 - 08:58
Rashica, nga bankina shijon fitoren e Werder-it

Werder Bremen-i ka regjistruar një tjetër fitore në Bundesligan gjermane, ndonëse këtë herë futbollisti kosovar, Milot Rashica, e pa takimin nga stoli. Pa dyshim lënia në bankë e mesfushorit të Përfaqësueses së Kosovës ishte befasuese pas asaj paraqitje shumë të mirë në javën e kaluar kur Rashica edhe shënoi gol. Megjithatë, duket se Rashicës i duhet edhe pak kohë për të bindur që ta sigurojë një vend titullar. Në anë tjetër Hamburgu ka zhgënjyer sërish, teksa tashmë rënia në Bundesliga-n e dytë duket vetëm një formalitet. Skuadra ku aktivizohet edhe mbrojtësi shqiptar Mërgim Mavraj, ka regjistruar humbjen e radhës me rezultatin 1-2 përballë Hertha-s së Berlinit. Edhe Mavraj si Rashica ndeshjen e ka përcjellë nga bankina pasi nuk ka luajtur asnjë minutë. Menjëherë pas këtyre ndeshjeve lojtarët janë liruar nga klubet pasi do t'i bashkohen kombëtareve të tyre në miqë- soret e muajit mars. Rashica te Kosova e Mavraj te Shqipëria.

(Kosova Sot)