Oklahoma ndal serinë e fitoreve të Torontos

  • 19 March 2018 - 09:55
Oklahoma ndal serinë e fitoreve të Torontos

Është ndalur në 11 seria e fitoreve të Toronto Raptors në NBA.

Ka qenë Oklahoma City Thunder që ka triumfuar në Kanadë përballë Raptors me rezultat 132-125.

Çereku i parë dhe i fundit ishin vendimtar për mysafirët të cilët triumfuan 34-40 dhe 27-35.

Padyshim që më meritori për këtë fitore ishte fundori Russell Westbrook që realizoi ‘Triple Double’ me 37 pikë, 14 asistime dhe 13 kërcime.

Paraqitje tê mirë pati edhe qendra Steve Adams me 25 pikë e tetë kërcime.

Ndërkohë Paul George kontribuoi me 22 pikë e pesë kërcime ndërsa Carmelo Anthony shtoi 15 pikë të tjera.

Tek vendasit DeMare DeRozan ishte më efikasi me 24 pikë ndërsa Kyle Lowry shtoi 22 të tjera por që nuk ishin të mjaftueshme për fitore.

Fitorja e ka ngritur Oklahoman në pozitën e katërt në Konferencën e Perëndimit me 43 fitore e 29 humbje.

Ndërkohë Toronto Raptors përkundër humbjes mbetet e para në Lindje me 52 fitore e 18 humbje.

Toronto Raptors – Oklahoma City Thunder 125 – 132

(Kosova Sot)